Lidhje

Administrata e presidentit Bush mirëpret bisedimet Prishtinë-Beograd në Vienë - 2003-10-07


Administrata e presidentit Bush thotë se mirëpret bisedimet e planifikuara për javën e ardhshme në Vienë midis udhëheqësve sërbë dhe atyre shqiptarë të Kosovës.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher tha dje se bisedimet e ardhshme janë shumë të rëndësishme.

Ai tha se Washingtoni shpreson që si qeveria e Sërbisë e Malit të Zi ashtu edhe ajo e Kosovës do t’i shikojnë këto bisedime si shumë serioze dhe do të dërgojnë në Vienë ata që ai i cilësoi si përfaqësues politikë të përshtatshëm të nivelit të lartë.

Bisedimet e Vienës do të jenë diskutimet e para të drejtë për drejta midis udhëheqësve shqiptarë të Kosovës dhe zyratrëve sërbë që prej përfundimit të konfliktit në vitin 1999.

Javën e kaluar, ligjvënësit shqiptarë shtynë një votim të rëndësishëm, i cili do të kishte autorizuar udhëheqësit e Kosovës të merrnin pjesë në bisedime.

Po dje në Prishtinë, ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Holbrooke u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të marrin pjesë në takimin e Vienës.

Zoti Holbrooke u tha udhëheqësve shqiptarë se ata do të bënin një gabim shumë të madh po të mos marrin pjesë në bisedime, ku do të mund të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi të ardhmen e Kosovës. Ish ambasadori amerikan sugjeroi se Beogradi do të korrte një fitore në marrëdhëniet publike në se shqiptarët nuk paraqiten në bisedimet e Vienës.

//ze//

XS
SM
MD
LG