Lidhje

Nato: Takim dyditor i ministrave të mbrojtjes në Kolorado - 2003-10-07


Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Natos do të takohen në shtetin amerikan të Kolorados për dy ditë bisedime që pritet të përqëndrohen tek Iraku dhe tek një forcë e propozuar e ndërhyrjes së shpejtë.

Zyrtarë amerikanë thonë se gjatë bisedimeve, të cilat hapën nesër, ministrat e Natos do të diskutojnë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me stabilizimin e Irakut.

Njoftohet se sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumasfeld, mund të zhvillojë takime kokë më kokë edhe me homologë të tij nga vendet anëtare të aleancës. Ministrat do të diskutojnë edhe rreth krijimit të një force të ndërhyrjes së shpejtë të aleancës, që mund të dislokohet kudo në botë brenda një kohe të shkurtër.

//rd//

XS
SM
MD
LG