Lidhje

Shtohet numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak - 2003-10-07


Zyrtarët thonë se në Irak janë vrarë tre ushtarë amerikanë, në dy sulme të ndryshme me bombë. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se dy ushtarë dhe përkthyesi i tyre irakian u vranë dhe dy ushtarë të tjerë u plagosën mbrëmë, në një sulm, rreth 40 kilometra në jug të Bagdadit. Ushtrarët ishin nga Divizioni Ajror 82.

Në një tjetër incident, mbrëmë, një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm me bombë në perëndim të kryeqytetit irakian. Ushtarët ishin nga Regjimenti i Tretë. Gjithashtu, njoftohet për një shpërthim në Ministrinë e Jashtme irakiane. Nuk ka njoftime për dëmtime gjatë shpërthimit që ndodhi sot në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme irakiane, në Bagdat. Zyrtarët thonë se ndaj kompleksit të ndërtesave të ministrisë së jashtme ishte qëlluar, me mortaja, ose me granda, duke thyer disa xhama. Dëshmitarët thonë se gjithashtu dëgjuan të shtëna. Në një tjetër zhvillim, qindra irakianë demonstruan para një xhamie shiite në jugperëndim të Bagdadit, duke thënë se trupat amerikane kishin arrestuar në mënyrë të paligjshme një imam të kryeqytetit.

Një zyrtar irakian tha se trupat amerikane i kishin kërkuar të organizonte një takim me klerikun Sheikh Muayad Khazraji dhe pastaj ata e kishin arrestuar atë. Zyrtari irakian tha gjithashtu se autoritetet ushtarake amerikane e kërkonin klerikun, ngaqë thuhej se ai mbante fshehurazi armë dhe se kishte nxitur irakianët kundër forcave të koalicionit.

XS
SM
MD
LG