Lidhje

Çmimin Nobel në Kimi e fitojnë dy amerikan - 2003-10-08


Amerikanët Peter Agree dhe Roderick MacKinnon u nderuan me Çmimin Nobel të këtij viti për Kiminë.

Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave bëri të ditur sot se dy kimistët e morën çmimin për zbulimet që tregojnë se si kripa dhe uji hyjnë dhe dalin nga qelizat njerëzore. Në një deklaratë të Akademisë thuhet se kërkimet e tyre kanë hedhur dritë shumë të rëndësishme mbi një numër sëmundjesh që prekin veshkat, zemrën, muskujt dhe sistemin nervor.

Dy kimistët do të ndajnë mes tyre çmimin prej 1 milion e 300 mijë dollarësh.

//rd//

XS
SM
MD
LG