Lidhje

Kalendari Historik 9 tetor - 2003-10-09


Më 9 tetor të vitit 1855, Joshua Stoddard nga Worcester-i në Massachusetts, mori patentën për një instrument muzikor të quajtur “kaliopi” që i ngjan shumë organos. Ky instrument i fuqishëm me avull lëshon tinguj që mund të dëgjohen në një distancë prej 16 kilometrash. Zoti Stoddard shpresonte t’ua shiste kaliopët kishave, që t’i përdornin në vend të këmbanave për të lajmëruar besimtarët që të mblidheshin. Ky instrument nuk iu duk i përshtatshëm kishave, por ai tërhoqi vemendjen dhe interesin e anijeve me avull, karnavaleve dhe cirqeve.

Më 9 tetor të vitit 1888, u hap monumenti i Uashingtonit, për të nderuar presidentin e parë amerikan, George Washington. Obelisku i bardhë i stilit egjiptian, 169 metra i lartë, është struktura masonike më e lartë në botë. Mjediset e brendëshme të monumentit përfunduan në vitin 1880, por ashensori që çon në majë të monumentit u instalua në vitin 1888. Fillimisht vizitorët ngjisnin 897 shkallët që të çnonin në lartësinë nga ku shihet i gjithë qyteti i Uashingtonit, por ngjitja e shkallëve u ndalua për disa vjet për shkak të dëmtime qëllimore të gurëve të brendëshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG