Lidhje

Kalifornia dhe e ardhmja e saj - 2003-10-09


Guvernatori i porsazgjedhur republikan i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger përballet me një sërë sfidash, përfshirë bashkëpunimin me një legjislaturë të mbizotëruar nga demokratët. Zoti Shvarzeneger ka premtuar se do t’i bindë të gjitha palët të bashkëpunojnë.

Zgjedhësit e Kalifornisë vendosën me shumicë të madhe votash të shkarkojnë guvernatorin Gray Devis dhe ta zëvendësojnë atë me kandidatin republikan Arnold Shvarceneger. Në fjalimin e tij me rastin e fitores, guvernatori i zgjedhur premtoi se do të përpiqet për arritjen e koncensusit.

A duhet të punojmë për bashkimin e të gjithë banorëve të shtetit, apo të vazhjdojmë të luftojmë me njëri tjetrin, duke krijuar në këtë mënyrë një çarje edhe më të thellë dhe të lëmë në baltë popullin e Kalifornisë? Përgjigja është e qartë. Në mënyrë që populli të dalë fitimtar, ne duhet të heqim dorë nga manovrat politike-tha zoti Shavrecneger.

Guvernatori Davis u përball me një revoltë nga votuesit lidhur me defiçitin e madh buxhetor dhe mosmarrëveshjet e thella mes degëve të qeverisë së shtetit. Profesori i shkencave politike, Bruce Cain, thotë se kalifonezët presin shumë nga guvernatori i ardhshëm.

Në fjalimin e tij me rastin e fitores, zoti Shvarecnegeri tha se do të përfaqësojë të gjithë popullin e Kalifornisë. Ai e ka bërë të qartë se nuk do të rritë taksat, megjithëse përballet me një defiçit prej 12 miliardë dollarësh. Ai e ka bërë gjithashtu të qartë se dëshiron të bashkëpunojë me demokratët. Këto, thotë analisti, nuk janë sfida të lehta.

Votuesit do ta ndjekin nga afër veprimtarinë e zotit Shvarceneger, ndërkohë që ai përgatitet të fillojë detyrën në positn e ri. Ai duhte të formojë administratën e re, duhet të zëvendësojë drejtuesit e 200 agjencive shtetërore, dhe ndoshta të emnrojë mijëra persona tëtjerë në poste në politike.

Analisti shtron pyetjen nëse personat që zoti Shvarzeneger do të emrojë në këto poste do të jetë të gjithë republikanë, si vetë ai, apo mes tyre do të ketë edhe demokratë e të pavarur? Kjo do të tregojë se çfarë administrate ai ka në plan të formojë.

Sfida më e madhe për zotin Shvarceneger do të jetë bashkëpunimi me legjilsaturën e kontrolluar nga demokratët, e cila mban qendrim më liberal në lidhje me shumë çështje sesa guvrenatori i tanishëm demokrat. Në fakt, thotë strategu politik republikan, Alan Hoffenblum, se demokrati Gray Davis ka marrëdhënie të dobëta me anëtarët e partisë së tij.

Por, ai vë në dukje se guvernatorë të mëparshëm repblikanë, që nga Ronald Regani e deri tek Pete Wilson, kanë qenë të suksesshëm në përpjekjet për të bashkëpunuar me legjislatura demokratike dhe shpreh mendimin se edhe zoti Shvarceneger do të ketë sukses në këtë drejtim.

Por, analisti Bruce Cain thotë se aftësitë politike të Arnold Shvarczenegerit ende nuk janë të njohura.

Një numër i madh ligjvënësish demokratë nuk dinë se çfarë të thonë. Ata nuk e dinë se çfarë qendrimi do të mbajë Shvarcenegeri ndaj tyre, ata nuk e dinë nëse ai do të ketë durimin të ulet në tryezën e negociatave me ta apo nëse do të përpiqet të përdorë procesin e nismave për t’i detyruar demokratët të pranojnë aspekte të ndryshme politike, të cilat përndryshme ata do t’i kundrështonin -thotë analisti.

Zoti Shvarceneger do të fillojë detyrën e re aty nga mesi i nëntorit, pasi të verifikohen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të 7 tetorit.

Një nga detyrat e para të guvenratorit të ri do të jetë përgatitja e një buxheti të balancuar për vitin e ardhshëm financiar, zakonisht një nga punët më shkurajuese në shtetin e Kalifornisë.

XS
SM
MD
LG