Lidhje

Shefi I UNMIK-ut propozon oferta për të nxitur shqiptarët në bisedime me Beogradin - 2003-10-09


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri, tha se do të punojë për shtimin e përgjegjësive të reja për Institucionet e Kosovës, në përpjekjet e tij për të siguruar pjesmarrjen e përfaqësuesve shqiptarë në bisedimet me Beogradin për zgjidhjen e cështjeve teknike të interesit të ndërsjellë.

Në një takim me gazetarë, ai tha se, bisedimet janë një element i rëndësishëm për përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare dhe zgjidhjen e cështjeve teknike të rëndësishme për Kosovën. “Me qëllim të përmirësimit të mundësive të institucioneve për të zhvilluar bisedime të mirëfillta, jam i gatshëm të shtojë kapacitetet e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes nëpërmjet strukturave të reja në fushën e energjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë që nga fillimi i vitit të ardhshëm”, tha zoti Holkeri.

Kjo ishte edhe oferta e fundit e Misionit bërë institucioneve të Kosovës, në përpjekje për të siguruar pajtimin reth biseidmeve. Zoti Holkeri tha se ky është një vendim i vështirë, por përvoja ka dëshmuar se pa vendime të tilla, nuk mund të merren as vendime të lehta. Ai tha se koha po ecën ndërsa dyert janë të hapura, prandaj përfaqësuesit e Kosovës duhet të përshpejtojnë përgatitjet e tyre.

Por këta të fundit ende nuk kanë marrë vendim te prerë rreth kësaj cështjeje. Parlamenti i Kosovës as sot nuk ka votuar për të dhënë dritën e blertë për pjesmarrje në bisedime megjithë këmbënguljen e qeverisë se nuk do të ulet në tryezë pa këtë votë. Mbledhja e sotme u përshkua me tone polemizuese, ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Hashim Thaci dhe kryetarit të Parlementit Nexhat Daci. Sidoqoftë, vendim të prerë ende nuk ka, ndërsa hija e dështimit tashmë po sillet mbi idenë e fillimit të bisedimeve të paralajmëruara për 14 tetorin. Zyrtarë të Misionit thanë se këshillimet do të vazhdojnë, por fillimi i bisedimeve varet edhe nga cështje teknike, përfshirë madje edhe vizat e udhëtimit të pjesmarrësve të mundshëm në këto bisedime.

//rd//

XS
SM
MD
LG