Lidhje

Forcat izraelite vrasin 7 palestinezë në Gaza - 2003-10-10


Forcat izraelite vranë 7 palestinezë në ato që u cilësuan si luftime të rrepta prej disa orësh, gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës.

Tanke dhe helikopterë izraelitë morën pjesë në operacionin e sotëm pranë kufirit me Egjiptin. Zyrtarë izraelitë thonë se trupat po kërkonin për tunele që thuhet se ekstremistët palestinezë i përdorin për të futur armë kontrabandë nga Egjipti. Betejat vazhduan për disa orë sot në mëngjes dhe mjekë palestinez të spitalit thonë se 7 veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sipas dëshmitarëve, shumica e vrasjeve ndodhën kur një helikopter izraelit hapi zjarr kundër palestinezëve të armatosur ndërkohë që banorët po fshiheshin. Mes viktimave ishte një djalë 8 vjeç palestinez. Një ndihmës i lartë i udhëheqësit palestinezë i cilësoi vrasjet si krime lufte dhe tragjedi njerëzore.

Ndërkohë, zoti Arafat dhe kryeministri i ri palestinez, Ahmed Kureia, po përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje për kabinetin e ri. Dje, udhëheqësi palestinez anulloi një sesion të parlamentit që ishte thirrur për të miratuar një kabinet të emergjencës. Kryeministri Kureia, i cili bëri betimin ditën e martë, ka kërcënuar në mënyrë të prëpsëritur se do të japë dorëheqjen. //rd//

XS
SM
MD
LG