Lidhje

Del në qarkullim kartmonedha e re e 20 dollarëshit - 2003-10-10


Kartëmonedha 20 dollarëshe amerikane ka tani një pamje të re. 20 dollarëshi i ri u vu në qarkullim të enjten (9 tetor) në 30 qytete amerikane.

Kartëmonedhat e reja do të fillojnë të përdoren nëpër banka duke zëvëndësuar gradualisht të vjetrat. Ndryshimi më i madh që iu bë 20 dollarëshit, janë ngjyrat në pjesën e poshtme. Ndryshe nga ngjyra e gjelbërt dhe zezë, tipike për kartëmonedhat amerikane, 20 dollarëshi i ri ka edhe ngjyrën e gjelbër, blu dhe të kuqerremtë.

Kartëmonedha e re gjithashtu është plotësuar me masa të reja sigurie kundër falsifikatorëve. Kjo ishte pikërisht edhe arësyeja e nxjerrjes së kartmonedhës së re 20 dollarëshe, e cila përdoret shumë në Amerikë. Ekspertët thonë se teknologjia e sotme i jep mundësi çdo njeriu që ka një kompjuter në shtëpi të falsifikojë kartmonedhat. Zyrtarët po përpiqen ti bëjnë kartmonedhat e reja aq të ndërlikuara saqë falsifikuesit të mos i hyjnë fare mundimit. Për shembull, shifra 20 në cepin e saj ndryshon ngjyrë kur e kthen pak letrën. Nuancat janë zgjedhur të tilla që të ndryshojnë dhe të mos falsifikohen dot.

Ekspertët e Departamentit të Thesarit thonë se 20 dollarëshi i ri është kartëmonedha më e vështirë në botë për tu falsifikuar. Për ekspertët është mjaft e lehtë ta dallojnë një kartmonedhë të falsifikuar. Atyre u duhen vetëm disa sekonda. Edhe falsifikatorët përpiqen që ai që merr kartmonedhën të mashtrohet për pak sekonda. Prandaj zyrtarët kanë filluar një fushatë 33 milion dollarëshe për të reklamuar cilësitë e 20 dollarëshit e ri, pra që publiku të mësojë të dallojë kartmonedhën e vërtetë nga ajo e falsifikuar.

//rd//

XS
SM
MD
LG