Lidhje

Kubanët kërkojnë liri dhe demokraci - 2003-10-11


Kubanët që kërkojnë lirinë dhe demokracinë, kanë ndërmarrë edhe një tjetër hap të guximshëm për t’i bërë sfidë regjimit diktatorial të Fidel Kastros. Ata i paraqitën qeverisë një peticion, të nënshkruar edhe nga 14 mijë veta të tjerë, ku bëhet thirrje për një referundum mbi ndryshimet politike dhe ekonomike në Kubë.

Kjo nismë, njihet si Projekti Varela. Ajo është emruar pas priftit katolik të shekullit të 19-të, Felix Varela, i cili luftoi për emancipimin e skllevërve në Kubë. Vitin e kaluar, udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Osvaldo Paya, shfrytëzoi një klauzolë të kushtetutës kubane, sipas së cilës qytetarët mund të paraqesin nisma legjislative, të nënshkruara nga të paktën 10 mijë qytetarë. Me mbështetjen e më shumë se 100 organizatave, anëtarët lëvizjes Projektit Varela i paraqitën Asamblesë Kombëtare të Kubës, dokumentin e nënshkuar nga më tepër se 11 mijë persona. Peticioni hodh poshtë nga parlamenti kukull i Fidel Kastros.

Por anëtarët e Projektit Varela e vazhduan punëne tyre dhe paraqitën një listë të re nënshkrimesh për referendumin, në të cilin bëhet thirrje për lirinë e shprehjes, e të organizimit, amnesti për të burgosurit politikë, miratimin e një ligji të ri elektoral dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Siç u shpreh ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Roger Noriega, peticioni përbën një arritje e madhe.

Megjithë përpjekjet e regjimit për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shtypur komunitetin disident të Kubës, atje ka njerëz që po e vazhdojnë punën e për të mbrojtur dhe kërkuar liritë e tyre bazë, thotë zoti Noriega.

Nënshkrimet për peticionin u mblodhën ndërkohë që në Kubë vazhdonte fushata më e ashpër në vite kundër disidentëve. Në muajin prill, qeveria e Fidel Kastros burgosi 75 kubanë, krimi i vetëm ij të cilëve ishte se kërkonin ndryshime demokratike në Kubë. Organizatori i Projektit Varela, Oswaldo Paya, ua ka kushtuar peticionin e ri disidentëve të burgosur. Paraqitja e listës së re me nënshkrime tregon se politika shtypëse e regjimit kishte dështuar dhe se shoqëria vërtetë e pavarur qytetare vazhdon të kërkojë lirinë në Kubë.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin Projektin Varela dhe përpjekjet e tjera paqesore për liri në Kubës. Siç u shpreh Presidenti Bush, ”Përqendrimi i mbështetjes tonë për veprimtaritë veprimtarive që nxisin vlerat demokratike, do të japë ndihmesë të madhe drejt përshpejtimit të transformimit demokratik të Kubës.”

//ze//

XS
SM
MD
LG