Lidhje

Dita e Kolombit - 2003-10-12


Të hënën, është Dita e Kolombit këtu në Shtetet e Bashkuara. Kjo ditë festohet çdo vit, të hënën e dytë të muajit tetor. Festa nderon vizitën e parë në Amerikë të Kolombusit në vitin 1492. Megjithatë, kjo tokë e mori emrin nga dikush tjetër. Ja se si është historia.

Kistofor Kolombi e vizitoi Botën e Re tri herë. Megjithatë, ai nuk arriti asnjëherë të kuptonte se ishte jashtë Azisë. Ai gjithmonë mendonte se kishte zbuluar Indinë, prandaj edhe vendasit i quajti indianë.

Megjithatë, ekspeditat e tij ishin të rëndësishme. Ato hapën dyert edhe për të tjerët. Një nga këta ishte eksploruesi italian Americo Vespuçi.

Në vitin 1492, Americo Vespuçi bëri udhëtimin e tij të parë në atë që sot njihet si Amerika e Jugut. Gjatë udhëtimit të tij, ai u vuri emra shumë zonave dhe bëri përmirësime të rëndësishme në shkencën e lundrimit.

Vespuçi ndërmori një tjetër udhëtim disa vite më vonë. Në këtë udhëtim, ai e kuptoi se nuk ishte në Indi, por në një kontinent tjetër. Ai e konfirmoi këtë zbulim duke ndjekur brigjet e Amerikës së Jugut.

Americo Vespuçi shkroi letra për zbulimet e tij. Aty përshkruheshin njerëzit që ai gjeti dhe mënyra e jetesës së tyre. Letrat e Vespuçit u publikuan në shumë gjuhë dhe u lexuan në mbarë Evropën.

Më 1507, një topograf gjerman i quajtur Martin Waldseemuller shtypi një hartë dhe këtë pjesë e quajti Amerika. Ai e emëroi atë pas Americo Vespuçit.

Waldseemulleri shiti kopje të kësaj harte në gjithë Evropën. Njerëzit filluan të përdornin emrin Amerika. Më vonë, ky emër u përdor për të përshkruar zonat e zbuluara në veri. Kopja e fundit e njohur e kësaj harte u ble kohët e fundit nga Libraria e Kongresit amerikan.

Disa historianë mendojnë se zonat e Botës së Re duhet të kishin marrë emrin e Kristofor Kolumbi. Por të tjerë thonë se është më e udhës të nderohet Americo Vespuçi. Në fund të fundit, ishte ai që zbuloi i pari se kjo tokë ishte e ndarë dhe një pjesë e re e botës.//kk//

XS
SM
MD
LG