Lidhje

Opozita: qeveria e Teheranit ka vënë në përdorim një objekt tjetër bërthamor - 2003-10-14


Një grup i opozitës iraniane pretendon se qeveria e Teheranit ka vënë në përdorim një objekt tjetër bërthamor në pjesën qendrore të Iranit.

Këshilli Kombëtar iranian i Qendresës thotë se objekti në afërsi të qytetit Isfahan bën prova me centrifugë që mund të pasurojnë uraniumin për armë bërthamore.

Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po zhvillon armë bërthamore dhe thotë se programi i tij atomik përdoret vetëm për prodhimin e energjisë. Vitin e kaluar, grupi opozitar në mërgim që bëri akuzat e fundit, ishte i pari që bëri të njohur ekzisetencën e dy objekteve të tjera bërthamore në Iran.

Më pas, qeveria iraniane ua bëri të njohur ekzistencën e tyre edhe inspektorëve ndërkombëtarë, të cilët gjetën gjurmë uraniumi të pasuruar në njërin prej tyre.//ii

XS
SM
MD
LG