Lidhje

Presidenti Bush: që nga çlirimi, në Irak janë bërë shumë përparime - 2003-10-14


Në Irak, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po kryen aksione kundër terroristëve dhe mbeturinave të regjimit të Saddam Husseinit. Dhe në të njejtën kohë, siç tha Presidenti Bush, ”Koalicioni po ndihmon në përmirësimin e jetës së përditshme të popullit irakian.”

“Regjimi i vjetër ndërtonte pallate, ndërsa shkollat shkatërroheshin. Kështu që ne po rindërtojmë më tepër se 1 mijë shkolla. Regjimi i vjetër nuk furnizonte spitalet me pajisje dhe burime. Kështu që neve kemi ndihmuar në furnizimin dhe në rihapjen e spitaleve në gjithë Irakun. Regjimi i vjetër krijonte ushtri dhe ndërtonte armë, ndërsa infrastruktura e vendit vjetërohej. Kështu që ne po i meremetojmë centralet e energjisë elektrike, sistemet e ujit dhe objektet sanitare, urat dhe aeroportët.” Populli irakian tani gëzon shtypin e lirë. Sot në Irak botohen më tepër se 160 gazeta në të cilat pasqyrohen mendime të ndryshme. Stacionet radio-televizive po transmetojnë sërish. Atje po rivendoset rrjeti telefonik. Shkollat janë hapur dhe tani për herë të parë edhe gratë irakiane mund të regjistrohen në të gjitha Universitetet e vendit. Tani që regjimi i Saddamit nuk është më në pushtet, irakianët janë të lirë të ushtrojën besimin e tyre fetar. Mbi 49 mijë policë irakianë po kryjnë detyren anë e mbanë Irakut.12 mijë irakianë po punojnë pranë sherbimeve për mbrojtjen e Objekteve dhe në Korpusin për Mbrojtjen Civile. Qëllimi kryesor i koalicionit, tha Presidenti Bush ”Është vetë-qeverisje për popullin irakian”

”Ky proces tha Presidenti Bush duhet të zhvillohet sipas nevojave të irakianëve, pa u nxituar e as vonuar sipas dëshirës së palëve të tjera. Iraku tani ka një këshill qeverisës, institucioni i parë e i vërtetë përfaqësimi në këtë vend. Udhëheqësit e rinj irakianë po tregohen të hapur dhe tolerantë siç kërkon demokracia dhe ata po tregohen të guximshëm.” Siç tha Presidenti Bush “populli Irakian po ballafaqohet me shumë vështirësi dhe sfida, por e ardhmja e tij premton jetë me dinjitet dhe liri”.

//ss//

XS
SM
MD
LG