Lidhje

Kryeministri serb Zhivkoviç dhe zëvendës-kryeministri Çoviç shkojnë në Vienë - 2003-10-14


Zyrtarë të Serbisë thonë se një delagacion serb merr pjesë në bisedimet e sotme historike me përfaqësues të Kosovës, pasi kishin kërcënuar për të kundërtën.

Zyrtarët thanë se kryeministri serb, Zoran Zhivkoviç, dhe zëvendës-kryeministri Nebojsha Çoviç shkuan në Vienë.

Beogradi njoftoi dje se mund t’i bojkotonte bisedimet e organizuara nga Kombet e Bashkuara, sepse përfaqësues të pakicës serbe të Kosovës nuk bënin pjesë në delegacionin kosovar. Nuk u bë menjëherë e qartë se ç’e bëri Beogradin të ndryshonte mendim.

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe kryetari i parlamentit, Nexhat Daci, përfaqësojnë Kosovën.

Bisedimet pritet të përqendrohen në çështje të transportit, energjisë dhe rikthimit të refugjatëve Zyrtarë të Kombeve të Bashkura thonë se nuk do ta përfshijnë në rendin e ditës çështjen delikate të statusit përfundimtar të Kosovës. Shumica shqiptare e Kosovës kërkon pavarësinë, kurse pakica e saj serbe do që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë. Bisedimet e Vienës janë kontakti i parë shqiptaro-sërb që nga përfundimi i konfliktit në qershor të vitit 1999.

//ze//

XS
SM
MD
LG