Lidhje

Fluturimi i fundit i aeroplanit supersonik Konkord në Shtetet e Bashkuara - 2003-10-15


Aeroplani supersonik Konkord mbrriti në Shtetet e Bashkuara në fluturimin e fundit ndër-atlantik në kuadër të një turneu, që i jep fund karierës 27 vjeçare të fluturimeve Konkord.

Aeroplani Konkord i firmës British Airways zbriti dje në aeroportin ndërkombëtar të Dullasit, afër Washingtonit. Aeroplani shumë vjeçar supersonik do të bëjë javën e ardhshme fluturimin e tij të fundit ndër-atlantik nga New Yorku në Londër.

Firmat ajrore Air France dhe British Airways, dy kompanitë e vetme që kanë pasur aeroplanë Konkordë, filluan këtë vit të pakësonin fluturimet me Konkord për shkak të kostos së lartë të karburantit dhe të mirëmbajtjes.

Konkordi, ideja origjinale e inxhinjerëve francezë dhe britanikë, e bëri fluturimin e parë në vitin 1969 dhe filloi shërbimet për pasagjerë 7 vjet më vonë. Konkordi mund të fluturonte shumë shpejt, për shembull distancën Paris-New York e bënte për 3 orë e gjysëm, rreth gjysma e kohës që i duhet një aeroplani të zakonshëm.

//ze//

XS
SM
MD
LG