Lidhje

Këshilli i Sigurimit miraton projektrezolutën për Irakun - 2003-10-16


Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një projektrezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për Irakun.

Votimi u zhvillua pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi një shtyrje prej 24 orësh për t’i dhënë kohë që të konsultohej me presidentin francez, Zhak Shirak, dhe kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder.

Franca, Gjermania dhe Rusia ishin në krye të opozitës ndaj luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Rezoluta përmbledh disa shtojca të propozuara nga Rusia, Franca dhe Gjermania.

//rd//

XS
SM
MD
LG