Lidhje

Presidenti Bush në Kaliforni - 2003-10-16


Presidenti Bush u takua sot me guvernatorin e ardhshëm të Kalifornisë, Arnold Shvarzeneger, për të diskutuar rreth sfidave me të cilat përballet shteti më i populluar amerikan.

Presidenti Bush tha se është i bindur që zoti Shvarzeneger do të jetë një udhëheqës i aftë dhe i fortë për Kaliforninë.

Presidenti bëri një ndalesë në Kaliforni para se të niset sonte për në Japoni në fillim të një turneu nëpër 6 vende aziatike dhe Australi, gjatë të cilit do të diskutojë rreth përpjekjeve rajonale për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i saj i armëve bërthamore.

Presidenti Bush do të marrë pjesë edhe në takimin e nivelit të lartë të Forumit Bashkëpunimi Ekonomik të Azi-Paqesorit në Tailandë.// lk //

XS
SM
MD
LG