Lidhje

Policia palestineze arreston 3 persona lidhur me shpërthimin e djeshëm - 2003-10-16


Policia palestineze ka arrestuar 3 persona dhe po kërkon për dy të tjerë në lidhje me shpërthimin e djeshëm kundër një autokolone diplomatike amerikane në Rripin e Gazës.

Shpërthimi shkaktoi vdekjen e tre rojeve amerikane sigurimi dhe ka bërë të rritet trysnia ndaj Autoritetet Palestinez që të veprojë kundër ekstremsitëve. Zyrtarë palestinezë thanë se tre anëtarë të grupit ekstremist të njohur si Komiteti i Qendresës Popullore, u arrestuan sot në kampin Xhabalia të refugjatëve, afër zonës ku ndodhi shpërthimi.

I dyshuari i katërt arriti të ikte gjatë një përpjekje me armë midis ekstremistëve dhe forcave të sigurimit. Edhe për dy personat e kërkuar thuhet se janë anëtarë të këtij grupi, i cili përbëhet kryesisht nga ish anëtarë të personelit palestinez të sigurimit dhe anëtarë të pakënaqur të fraksionit Fatah të zotit Arafat.

Uashingtoni ka dërguar një ekip të FBI-së për të ndihmuar në hetime rreth sulmit dhe udhëheqësit palesatinezë kanë premtuar bashkëpunim të plotë. Presidenti Bush fajësoi Autoritetin Palestinez për sulmin e djeshëm, duke thënë se udhëheqësit palestinezë duhej të kishin vepruar shumë kohë më parë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e tij.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje udhëheqjes palestineze të veprojë menjëherë për t'i dhënë fund terrorizmit.// lk //

XS
SM
MD
LG