Lidhje

Amerikanët i ndajnë mrekullitë e arritjeve të mjekësisë së tyre me të tjerët - 2003-10-17


Ahmed and Mohamed Ibrahimi janë dy binjakë dy-vjeçarë nga Egjipti. Ata kishin lindur të ngjitur në kokë. Më 12 tetor të vitit 2003, mjekët në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve në Dallas të Teksasit, i ndanë ata gjatë një operacioni që zgjati 26 orë. “Ahmedi dhe Mohamedi janë tani shumë afër mundësisë që të jetojnë të pavarur nga njeri tjetri, tha Dr. Jim Thomas, një nga 60 mjekët që morën në procedurat për ndarjen e binjakëve.

Shkëputja e enëve të ngatërruara të gjakut që i lidhnin fëmijët me njëri tjetrin, ishte pjesa më e vështirë e operacionit. Mjekët transplantuan lëkurë për të mbuluar plagët në kokat e fëmijëve. Pajisje mjekësore të prodhuara nga një fabrikë në Teksas posaçërisht për këtë rast, ndihmuan shumë në përpjekjet që kjo procedurë të dilte me sukses. Por, para se binajkët të shërohen plotësisht, ata duhet t’u nënshtrohen operacioneve të tjera. Doktor Thomas tha se gjendja e tyre vazhdon të jetë kritike.

”Ata nuk janë plotësisht jashtë rrezikut. Binjakët po i japin fund një fazë të procesit dhe po përgatitën të hyjnë në një fazë të re, ndryshe nga e para, në një farë mënyre e paprovuar më parë dhe plotë probleme të mundshme”, - tha zoti Thomas.

Për Ahmedin dhe Mohamedin udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara nga fshati Koos i Egjiptit, ishte i gjatë. Ata u sollën në Shtetet e Bashkuara për mjekim në qershor të vitit 2002, me ndihmën financiare të Fondacionit Botëror Craniofacial, me seli në Dallas, i cili u vjen në ndihmë fëmijëve që u nënshtrohen operacioneve kritike në kafkë dhe fytyrë. Ata erdhën në Shtetet e Bashkuara të shoqëruar nga tre pediatër të Universitetit të Kairos dhe dy infermiere. Edhe i ati i binjakëve, Ibrahim Mohamed Ibrahimi, erdhi me ta në Shtetet e Bashkuara, por nëna e fëmijëve mbeti në Kairo për t’u kujdesur për dy fëmijët e tyre të tjerë.

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur prej kohësh rol udhëheqës në fushën e shkencës mjekësore dhe të teknologjisë së natyrës që bënë të mundur operacionin për Ahmedin dhe Mohamedin. Dhe amerikanët janë të gatshëm të ndajnë me pjesën tjetër të botës premtimet e mrekullive mjekësore nëpërmjet ndihmës bujare të një numri të madh individësh dhe shoqatash bamirëse.// lk //

XS
SM
MD
LG