Lidhje

Papa thotë se do të vazhdojë të drejtojë Kishën Katolike - 2003-10-18


Papa Gjon Pali u ka thënë kardinalëve dhe peshkopëve katolikë se do të vazhdojë të drejtojë Kishën “përsa kohë të jetë vullneti i Zotit”.

Ati i Shenjtë 83 vjeçar, në gjendje të keqe shëndetësore u foli atyre të shtunën në Vatikan në fund të konferencës katërditore për papatin e tij.

Ai hodhi poshtë përsëri të gjitha spekullimet se shëndeti i dobët mund ta detyrojë të lërë papatin dhe u kërkoi peshkopëve dhe kardinalëve që të luten që zoti t’i japë fuqi për të vazhduar punën e tij.

Ai i bëri komentet ndërsa vazhdojnë festimet për 25 vjetorin e zgjedhjes së tij si papë. Nesër Ati i Shenjtë do të lumturojë Nënë Terezën.//kk//

XS
SM
MD
LG