Lidhje

Al-Jazeera thotë se ka marrë dy kaseta të reja të Bin Ladenit - 2003-10-18


Televizioni al-Jazeera thotë se ka marrë dy audiokaseta me mesazhe nga Osama bin Laden, ku paralajmërohet për sulme të reja ndaj amerikanëve brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Stacioni televiziv me qendër në Doha të Katarit citonte të shtunën kreun e al-Kaidës të thoshte se ushtria amerikane po has vështirësi në Irak dhe duhet të ikë nga ky vend.

Al-jazeera thotë se në kasetat që u drejtohen irakianëve dhe amerikanëve, është edhe një thirrje për të vazhduar luftën e shenjtë kundër amerikanëve.

Deri tani nuk është thënë asgjë për vërtetësinë e mesazheve. Në një zhvillim tjetër, trupat hollandeze në Irakun jugor kanë thirrur ekspertë armësh për të përcaktuar nëse një sasi armatimesh që kanë gjetur, janë armë kimike. //kk//

XS
SM
MD
LG