Lidhje

Franca vë në provë gadishmërinë e ekipeve të emergjencës - 2003-10-18


Policia franceze thotë se do të kryejë një sulm të rremë kimik në një stacion të madh metroje në Paris javën e ardhshme për të vënë në provë nivelin e gadishmërisë së ekipeve të emergjencës.

Prova, e ngjashme me atë që u krye në Londër muajin e kaluar, do të bëhet të mërkurën dhe të enjten në një stacion, ku vijnë trena metroje dhe pasagjerësh në qendër të Parisit, pranë disa ambasadash dhe godinash qeveritare.

Që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, disa qytete të mëdha në gjithë botën kanë rritur masat e sigurisë dhe kanë përgatitur plane emergjence.//kk//

XS
SM
MD
LG