Lidhje

Shqiptarët përgatiten për lumturimin e Nënë Terezës - 2003-10-18


Ndërsa ka mbetur vetëm një ditë nga shpallja e lumturimit të Nënë Terezës, shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova kanë shkuar në Romë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të shënuar për gjithë kombin.

Në Katedralen ”Santa Maria Maggiore” në qendër të Romës, u zhvillua të shtunën një meshë kushtuar murgeshës së famshme shqiptare. Pjesëmarrësit në meshë kishin ardhur nga shumë vende të botës si dhe nga të gjitha trojet shqiptare.

Edhe në Shqipëri vazhdojnë festimet në kujtim të figurës së Nënë Terezës me rastin e lumturimit të saj nga Vatikani.

Ndërkohë, rreth 500 pelegrinë janë nisur nga Shkodra në drejtim të Romës për të marrë pjesë në ceremoninë e së dielës. Ndërsa në famullitë e Shkodrës përfshirë katedralen e madhe katolike nesër do të mbahen mesha në nderim të bamirëses shqiptare.

Edhe një delegacion shtetëror nga Maqedonia u nis për në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Nënë Terezës. Delegacionin e udhëheq presidenti Boris Trajkovski ndërkohë merr pjesë edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e përfaqësues shoqatash të Maqedonisë.//kk//

XS
SM
MD
LG