Lidhje

Stejt Departament:Terroristët e Gazës vranë amerikanë - 2003-10-19


Stejt Departament:Terroristët e Gazës vranë amerikanë Më 15 tetor, terroristë palestinezë sulmuan një auto-kolonë diplomatike maerikane në Rripin e Gazës. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 3 amerikanëve dhe plagosjen e një tjetri. Zëdhenësi i Departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher shprehu zemrimin e Amerikës ndaj këtij sulmi “Amerikanët e pafajshem që mbeten të vrarë, John Branchizio, Mark Parson dhe John Linde Jr, ishin në një mision paqeje si pjesë e ekipit të ambasadës sonë që po shkonte për të intervistuar palestinezë në lidhje me lutjet e tyre për të studiuar ose për të dhenë mësim në Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit Fulbright. Ata po ndihmonin popullin palestinez. Ata u vranë nga terroristët, të cilët kanë vrarë edhe shumë të tjerë, terroristë që po shuajnë ëndërrat e popullit palestinez.” Policia palestineze thotë se ka bërë disa arrestime në lidhje me sulmin në Rripin e Gazës. Por siç thuhet në një deklaratë me shkrim të Presidentit, autoriteti palestinez duhej të kishte vepruar prej kohësh për të luftuar kundër terrorit në të gjitha format e tij. Dështimi në përpjekjet për të krijuar forca efektshme palestineze të sigurimit për luftë të vërtetë kundër terrorit vazhdon të paguhet me jetë njerëzish. Presidenti Bush tha se autoritetet palestineze duhet të kenë një kryeminister me kompetencat për të kontrollaur të gjitha forcat palestineze të sigurimit. Por reformat e mirëfillta janë bllokuar nga udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat. Dështimi në zbatimin e këtyre reformave dhe shpërbërjen e organizatave terroriste, tha Presidenti Bush ”vazhdon të jetë pengesa kryesore për arealizimin e ëndrrës palestineze për krijimin e shtetit të tyre.” Shtetet e Bashkuara janë të vendosurapër rezilimin e idesë së dy shteteve; Izraelit dhe Palestinës, përkrah një-tjetrit në paqe dhe siguri. Por përparimi drejt realizimit të planit të ri të paqes tha zëdhenësi i departamentit të shtetetit, Richard Boucher, do të jetë i mundur vetëm kur të ndërmerren veprime serioze kundër terrorizmit. ”Kemi arritur në një fazë të procesit të paqes, ku në mënyrë që të krijohet një shtet i besuesëm palestinez, ku të kemi një partner të besueshem për paqe, pra një qeveri të besueshme që të përfaqësojë palën palestineze, palestinezët duhet të veprojnë. Presidenti Bush tha se sulmi vdekjeprurës kundër amerikanëve që po ndihmonin palestinezët është edhe një shembull tjetër që pasqyron sesi terroristët janë armiq të përparimit dhe aspiratave të popullit palestinez.”

XS
SM
MD
LG