Lidhje

Irak: Vriten dy ushtarë të tjerë - 2003-10-19


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se dy ushtarë amerikanë u vranë dhe një tjetër u plagos në një pritë në pjesën veriore të Irakut.

Një zëdhënëse ushtarake tha se në sulmin vdekjeprurës u përdorën armë të lehta dhe granada. Ajo tha se sulmi u krye të shtunën vonë, në afërsi të qytetit Kirkurk.

Në një incident tjetër, policia në qytetin Bakuba, në veri të Bagdadit, thotë se të paktën një irakian humbi jetën dhe 15 të tjerë u plagosën mbrëmë, kur një bombë shpërtheu pranë një grupi njerëzish të mbledhur pasi autoritetet kishin gjetur bombën.

Ndërkohë, sipas dëshmitarëve, persona të armatosur hapën zjarr kundër një autokolone amerikane në qytetin Falluxha, në perëndim të Bagdadit, duke i vënë zjarrin një kamioni të ngarkuar me municion, por nuk ka njoftime për viktima.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë ende nuk kanë bërë ndonjë koment për këtë incident. Forcat e koalicionit janë objekt sulmesh thuajse të prëditëshme nga persona të dyshuar si ekstremistë, besnikë të udhëheqësit të përmbysur irakian, Sadam Husein.

Më shumë se 100 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e veprimeve armiqësore që nga një maji, kur Presidenti Bush deklaroi përfundimin e operacioneve të luftimeve në shkallë të gjerë në Irak. //kk//

XS
SM
MD
LG