Lidhje

Vdes ish-presidenti boshnjak Izetbegovic - 2003-10-19


Zyrtarë boshnjakë thonë se ish Presidenti Izetbegoviç, vdiq në një spital të Sarajevës nga komplikacionet prej lëndimeve që pësoi kur u rrëzua muajin e kaluar.

Zyrtarët thonë se zoti Izetbegoviç vdiq në moshën 78 vjeçare, 5 javë pasi u shtrua në spital me disa brinjë të thyera gjatë një aksidenti në shtëpi.

Mjekët thonë se gjendja e tij u keqësua pas shfaqjes së problemeve të qarkullimit të gjakut dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Zoti Izetbegoviç ishte president i Bosnje-Hercegovinës gjatë konfliktit tre vjeçar që përfundoi në vitin 1995.

Më pas, ai shërbeu si anëtar i presidencës kolegjiale të Bosnjës deri në vitin 2 mijë, kur u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. //kk//

XS
SM
MD
LG