Lidhje

A ekzistojnë jetë të tjera jashtë planetit tonë? - 2003-10-20


Ndoshta mund t’i keni dëgjuar astronomët të përdorin fjalën ”SETI”- termi që përdoret për kërkime mbi një jetë tjetër, jashtë planetit tonë. Tani, shkencëtarët kanë fillluar programin ”O-SETI” që ka të bëjë me kërkimet me mjete optike për jetë të tjera në Univers.

Për më tepër se 40 vjet me radhë, astronomët kanë përgjuar, me shpresën se do të dëgjonin sinjalet e një jete tjetër, jashtë planetit tonë...

Por ndoshta vetëm kjo, nuk është e mjaftueshme...

"Për më tepër se 25 vjet jam përpjekur të gjej jashtëtokësorët, kryesisht me valët e radios. Siç shihet nuk kemi gjetur akoma gjë, prandaj vendosëm të provojmë diçka tjetër. Kështu, filluam kërkimin për sinjale optike", thotë Dan Werthimer, programi OSETI i Universitetit Berkli.

Sot, shkencëtarët po përdorin teknologjinë me rreze lazer për kërkime lidhur me ekzistencën e një jete tjetër... "Ne po përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes: A ka jetë tjetër në Univers, apo ne jemi i vetmi qytetërim? Ndoshta, në se ka ka qytetërime të tjera, ato na dërgojnë sinjale, me radio, televizion, ose me rreze lazer. Ndoshta ata po dërgojnë një rreze lazer në drejtimin tonë", -thotë prfesori Dan Werhtimer.

Shkencëtarët kanë vënë teleskopë të fuqishëm për të vëzhguar vezullimet e rrufeshme të rrezeve lazer, të cilat mund të jenë mesazhe nga yjet e largët. "Ne po përpiqemi t’i gjejmë këto lloj mesazhesh të rrufeshme, ndoshta sa një e miliardëta e sekondës. Prandaj na duhen detektorë tepër të shpejtë, që quhen foto shumëfishues. Ne kemi disa detektorë elektronikë tepër të ndjeshëm dhe, sikur ata të kapnin sinjalin e shumëpritur, atëhere do të thoshim: me sa duket ata po na përgjigjen!

Ky teleskop optik studion rreth 30 deri në 50 yje çdo mbrëmje... Dhe në se jashtëtokësorët na dërgojnë mesazhe, sado të shkurtëra me rreze lazer, ky teleskop duhet t’i shohë ato. Por deri tani, vetëm disa alarme të rremë. "Kur ne dyshojmë se kemi të bëjmë thjesht me një difekt të aparaturave, atëhere i kërkojmë një observatori tjetër të vëzhgojë të njëjtin yll njëkohësisht me ne. Dy observatorët janë 100 kilometra larg njeri tjetrit, pra nëse ne e shohim ndriçimin në të njëjtën kohë, megjithë largësinë e madhe gjeografike, atëhere nuk kemi të bëjmë me një sinjal që vjen nga burime tokësore por me diçka jashtëtokësore", -thotë astromoni Remington Stone.

Në gjithësi ka burime të shumta valësh që mund të kapen lehtë në një pjesë të madhe të universit.

Por teleskopi lazer mund të dallojë vetëm mesazhet të cilat na drejtohen vetëm ne. Ndryshimet kryesore midis SETI-t me radio dhe metodave optike janë se radioja mund të dallojë një numër të madh sinjalesh dhe në veçanti, ato që civilizimet e ndryshme mund të dërgojnë në hapësirë për qëllimet e tyre, thotë shkencëtari.

Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë se si sillet një qytetërim me të vërtetë i përparuar. Por përpjekjet kanë kuptim, se në rast se mundësia për të kapur sinjale nga një jetë tjetër ekziston atëhere përse të mos i kërkojmë sinjale të tillë.

Astronomët shpresojnë ta përmirësojnë teknologjinë e tyre për të studjuar pjesë të mëdha të qiellit, në vend që të studjojnë yjet një nga një. Ata janë optimistë se një ditë, dikush do të zbulojë jetë në një tjetër planet.

Është një mundësi kaq e bukur, sa që ja vlen të përpiqesh për një gjë të tillë. Përderisa mundësia ekziston, ne duhet t’i vazhdojmë kërkimet, thotë astronomi Remington Stone.

Për të kryer një punë të tillë, duhet të jesh optimist, se brenda 20 vjetëve të ardhshëm, do të mund të marrim ndonjë mesazh nga një jetë tjetër.

//rd//

XS
SM
MD
LG