Lidhje

Ambasadorët e Natos diskutojnë planet e BE-së për komandën e pavarur ushtarake - 2003-10-20


Ambasadorët e Natos po zhvillojnë një takim të posaçëm në Bruksel për bisedime mbi planet e Bashkimit Evropian për ngritjen e një krahu mbrojtës, të pavarur nga aleanca.

Zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, u tha gazetarëve pas takimit se të gjithë pjesëmarrësit ishin të një mendimi se asnjeri nuk po përpiqet të dëmtojë aleancën.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në NATO, Nicholas Burns, i paralajmëroi homologët e tij evropianë se propozimi, i cili përfshin planet për ngritjen e një komande të pavarur ushtarake të Bashkimit Evropian në afërsi të Brukselit, përbën kërcënimin më serioz ndaj të ardhmes së aleancës.

Ngritja e mbrojtjes së pavarur të Bashkimit Evropian u propozua këtë vit nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe Luksemburgu, vende që ishin kundër luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

//ze//

XS
SM
MD
LG