Lidhje

Presidenti Bush bën sot një vizitë simbolike në ishullin Bali - 2003-10-21


Presidenti Bush ka në program të zhvillojë sot një vizitë simbolike në ishullin Bali për të treguar përkrahje për luftën e Indonezisë kundër terrorizmit. Vizita e zotit Bush në këtë ishull do të kufizohet në vetëm tri orë në aeroport për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Më parë gjatë kësaj jave, autoritete indoneziane paralajmëruan se sulme terroriste mund të jenë të pashmangshëm. Zoti Bush ka në program të takohet me udhëheqës të moderuar myslimanë dhe me Presidenten Megavati Sukarnoputri për ta lavdëruar për përpjekjet e saj kundër terrorizmit.

Vizita e presidentit zhvillohet një vit pasi autorë vetëvrasës shpërthimi vranë 202 vetë në dy klube nate në Bali. Vizita e sotme përbën ndalesën e pestë të zotit Bush në kuadër të turneut të tij në 6 vende aziatike, i cili përfundon të nesër në Australi.

//ze//

XS
SM
MD
LG