Lidhje

Zyrtarët serbë të zemëruar me Gjykatën e Hagës - 2003-10-21


Zyrtarë serbë po shprehin zemërim të madh ndaj padisë së ngritur nga Gjykata e Hagës kundër katër gjeneralëve serbë nën akuzat për krime lufte të kryera në Kosovë.

Kryeministri Zoran Zhivkoviç tha sot në Beograd se autoritetet nuk do t’i arrestojnë apo t’i ekstradojnë gjeneralët së shpejti. Ai i cilësoi paditë si shkelje të një marrëveshjeje të arritur me kryeprokuroren e gjykatës së Hagës, Karla del Ponte.

Kryeministri serb tha se të dyja palët kishin rënë dakord se nuk do të ngriheshin më padi të bazuara në përgjegjësinë që rrjedh nga nga hirarkia komanduese, mbi të cilën mbështeten në thelb akuzat kundër katër gjeneralëve. Zoti Zhivkoviç tha gjithashtu se marrëveshja përfshin një dispozitë, sipas së cilës nëse kapen dhe ekstradohen të kërkuarit Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, çdo rast tjetër mund të gjykohej nga gjykatat serbe.

Në Hagë, zëdhënës të kryeprokurorës mohuan se eksziston një marrëveshje e tillë përsa i përket hirarkisë komanduese. Ata ngulën këmbë se autoritetet serbe e kanë për detyrë t’i arrestojnë dhe t’i ekstradojnë të akuzuarit. Katër gjeneralët janë akuzohen për krime kundër njërëzimit dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar të luftës në lidhje me akuzat se ata kishin planifikuar dhe urdhëruar vrasjen, përndjekjen dhe dëbimin me forcë të shqiptarëve nga Kosova nga fundi i viteve 1990.

//rd//

XS
SM
MD
LG