Lidhje

Gjykata e Hagës ngre akt-padi për krime lufte në Kosovë - 2003-10-21


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte ngriti akt-padi për krime lufte në Kosovë në fund të viteve ’90 kundër 4 gjeneralëve serbë, përfshirë shefin aktual të sigurimit të Serbisë.

Në padi përmenden emrat e shefit të sigurisë publike të Serbisë e Malit të Zi, Gjenerali Sreten Llukiç; ish-shefi i shtabit i forcave jugosllave të armatosura, Gjenerali Nebojsha Pavkoviç; ish-komandanti i forcave jugosllave në Kosovë, Gjenerali Vladimir Llazareviç; dhe ish-shefi i policisë serbe, Vlastimir Gjorgjeviç.

Ata u akuzuan zyrtarisht muajin e kaluar për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve të luftës. Gjykata e Hagës njoftoi dje ngritjen e akt-padive.

Ata janë akuzuar për planifikimin dhe urdhërimin e dëbimit me forcë, persekutimin dhe vrasjen e rreth 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova në vitin 1998-99.

Prokurorët thonë se, ndërsa gjeneralët mund të mos kenë vrarë personalisht apo dëbuar me forcë civilët, ata janë përgjegjës për krimet e kryera nga ushtarët që kishin nën komandën e tyre.

Thuhet se tër të gjithë të akuzuarit vazhdojnë të jetojnë në Serbi e Mal të Zi, me përjashtim të Gjeneralit Gjeorgjeviç, i cili besohet se ka shkuar në Rusi para më shumë se dy vjetësh.

//ze//

XS
SM
MD
LG