Lidhje

Udhëheqësit e Apekut zotohen të intensifikojnë luftën kundër terrorizmit - 2003-10-21


Udhëheqësit e vendeve të Azi-Paqësorit i dhanë fund takimit dy-ditësh të nivelit të lartë në Bankok me thirrjen për rifillimin e bisedimeve globale mbi tregtinë dhe me premtimin për të instensifikuar luftën e tyre të përbashkët kundër terrorizmit.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se një raund i ri bisedimesh globale mbi tregtinë është i nevojshëm pas dështimit të negociatave të fundit në Kankun të Meksikës. Udhëheqësit e 21 vendeve anëtare të Apekut premtuan gjithashtu se do të bashkërendojnë më mirë përpjekjet për të shkatërruar grupet terroriste rajonale që kërcënojnë ekonomitë e tyre. Veç kësaj, ata ranë dakord të kufizojnë ndjeshëm përdorimin dhe shitjen e raketave portative, të cilat mund të përdoren për të rrëzuar avionë dhe shprehën mbështetjen për vazhdimin e bisedimeve gjashtë-palëshe mbi krizën bërthamore me Korenë e Veriut.

//rd/

XS
SM
MD
LG