Lidhje

Rumsfeld: Nuk po bëhet sa duhet për të luftuar terrorizmin - 2003-10-22


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld po shtron pyetjen nëse vendi po bën sa duhet për të fituar luftën kundër terrorizmit, duke përmendur se në luftën kundër al-Qaidës rezultatet kanë qenë si pozitive edhe negative.

Zoti Rumsfeld i bëri komentet në një letër që i kishte drejtuar zyrtarëve të lartë të mbrojtjes javën e kaluar. Në letër thuhej se Pentagoni ende nuk po ndërmerr hapa vërtet të guximshme në këtë drejtim. Zoti Rumsfeld theksonte gjithashtu se Departamenti i Mbrojtjes nuk është në gjendje të ndryshojë me shpejtësinë e duhur për të luftuar grupet terroriste ndërkombëtare, duke shtuar se mund të duhet ngritja e një institucioni të ri për këtë qëllim.

Një zëdhënës i Pentagonit tha sot se zoti Rumsfeld synonte që me anë të kësaj letre të ngrinte disa çështje të rëndësishme dhe ta mbante gjallë frymën e alarmit midis zyrtarëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG