Lidhje

Gjashtë muaj përparime në Irak - 2003-10-22


Gjashtë muaj më parë, në Irak nuk kishte polici të rregullt. Tani atje ka më tepër se 40 mijë policë. Batalioni i parë i ushtrisë së re irakiane ka filluar të jetë aktiv në detyrë. Por Administratori i Autoritetit të Përkohshëm të Koalicionit, Paul Bremer, thotë se çështja e sigurisë vazhdon të mbetet problem në Irak.

Vazhdojmë të kemi raste sulmesh ndaj forcave të koalicionit nga ana e ekstremistëve të organizuar. Gjithashtu, vazhdojnë të mbeten problem krimet ordinere nëpër rrugë. Duhet mbajtur parasysh se Sadam Husseini lejoi 100 mijë kriminelë të dënuar të dalin nga burgu para fillimit të luftës dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’u marrë me këtë çështje, -tha zoti Bremer.

Zoti Bremer gjithashtu tha se është bërë përparim përsa i përket rikthimit të shërbimeve të nevojshme:

Shikoni se sa kemi përparuar, shumë më tepër nga sa mund të kishte shpresuar njeri. Kemi arritur nivelet e para luftës përsa i përket energjisë elektrike. Po ashtu përsa i përket furnizimit me ujë. Shkollat janë hapur, po ashtu edhe spitalet. Në Irak po bëhet mjaft përparim, -thotë zoti Bremer.

Prodhimi i energjisë elektrike në Irak ishte 300 megavat në ditë në muajin prill; tani ai ka arriur në mbi 4 mijë e 500 megavat. Janë përfunduar më tepër se 13 mijë projekte rindërtimi. Të 22 universitetet dhe 43 institutet teknike si dhe kolegjet janë hapur. Ka filluar botimi i më tepër se 170 gazetave. Bankat gjithashtu janë hapur dhe kanë filluar të japin kredi; kurse populli irakian, tha zoti Bremer, ka hyrë në rrugën e vetëqeverisjes.

Kabineti qeveritar prej 25 anëtarësh, mes të cilëve një grua, janë një grup njerëzish shumë të aftë. Ata po drejtojnë ministritë, përgjigjen për buxhetin, për policinë dhe personelin,- thotë zoti Bremer.

Siç ka thënë presidenti George W. Bush, ”Shtetet e Bashkuara po e mbajnë fjalën që i dhanë popullit irakian... dhe do ta përfundojnë punën e filluar.”// lk //

XS
SM
MD
LG