Lidhje

Peniani hedh poshtë propozimin amerikan - 2003-10-22


Koreja e Veriut hodhi poshtë një propozim të Presidentit Bush për t’i dhënë këti vendi një garanci shumë-kombëshe sigurimi me kusht që Peniani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Agjencia koreanoveriore e lajmeve tha se oferta në fjalë është qesharake dhe nuk ia vlen të shqyrtohet.

Ajo tha gjithashtu se Peniani nuk do të heqë dorë nga kërkesa për një traktat zyrtar mossulmimi që do ti pengonte ligjërisht Shtetet e Bashkuara të ndërmerrnin goditje parandaluese ndaj Koresë së Veriut.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Bush e hodhi poshtë këkesën e Penianit për një traktat të tillë. Ai theksoi se Koreja e Veriut nuk do të sulmohet nëse ajo premton të eliminojë programin e saj bërthamor.

Këtë javë, Presidenti Bush dhe homologu i tij jugkorean Roh Moo-hyun, bënë thirrje për një raund të ri bisedimesh shumëkombëshe për zgjidhjen e krizës bërthamore.//ii

XS
SM
MD
LG