Lidhje

Shtetet e Bashkuara e përshëndetën vendimin e Iranit - 2003-10-22


Shtetet e Bashkuara e përshëndetën vendimin e Iranit për të lejuar inspektime ndërkombëtare pa paralajmërim në objektet e tij bërthamore dhe për të pezulluar programin për pasurimin e uraniumit.

Presidenti Bush e quajti këtë vendim një zhvillim shumë pozitiv. Edhe sekretari i shtetit Colin Powell e përshëndeti vendimin por shtoi se duhet pritur për të parë se çfarë saktësisht do tu verë në dispozicion Teherani për të inspektuar ekspertëve ndërkombëtarë.

Vendimi i Iranit u njoftua në Teheran dje, pas takimeve midis zyrtarëve të lartë iranianë dhe ministrave të jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Ai merret 10 ditë para 31 tetorit, afati që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore i ka caktuar Iranit që ai të provojë se nuk po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.//ii

XS
SM
MD
LG