Lidhje

Shtohen sulmet ndaj forcave amerikane në Irak - 2003-10-22


Komandanti i forcave tokësore të Shteteve të Bashkuara në Irak njoftoi për një shtim të sulmeve kundër trupave amerikane. Gjeneral Lejtnanti Ricardo Sanchez tha se gjatë tri javëve të kaluara, numri mesatar i sulmeve është rritur në nivelin 20 deri 25 në ditë, duke arritur në një rast në 35.

Gjenerali Sanchez u tha gazetarëve në Bagdat se ai pret që ndaj trupave amerikane të ndërmerren më shumë sulme tani që forcat e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë kërkimin e udhëheqësit të përmbysur irakian, Saddam Hussein dhe të njerëzve të tij besnikë.

Ndërkohë, të paktën 5 ushtarë amerikanë u plagosën sot gjatë sulmeve ndaj autokolonave ushtarake në Bagdat dhe në qytetet në perëndim të tij.

//rd//

XS
SM
MD
LG