Lidhje

Annan: vendet dhuruese duhet të tregohen bujare për rindërtimin e Irakut - 2003-10-23


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u bëri thirrje vendeve dhuruese të tregohen bujare për rindërtimin e Irakut, duke thënë se ky proces nuk mund të presë deri në krijimin e një qeverie sovrane në Bagdat.

Duke folur sot në Madrid në hapje të një konference ndërkombëtare të vendeve dhuruese, zoti Annan tha se Iraku kërkon vemendje urgjente dhe të menjëhershme.

Duke bërë aluzion për mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara vendeve që e kundërshtuan ndërhyrjen në Irak, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Rusinë, Sekretari i Përgjithshëm tha se rindërtimi i Irakut nuk mund të shtyhet deri sa të përmirësohet gjendja e sigurisë dhe të fillojë procesi politik për rivendosjen e sovranitetit.

Sipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore, për projektet e infrastrukturës irakiane gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të duhen më shumë se 36 miliard dollarë.

Megjithatë, për konferencën dy ditëshe nuk është caktuar ndonjë objektiv zyrtar se sa fonde duhet të grumbullohen.//ii

XS
SM
MD
LG