Lidhje

Presidenti Bush uron myslimanët për muajin e Ramazanit - 2003-10-25


Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, u përcjell urimet më të ngrohta myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën.

Ramazani është periudha më e shenjtë në besimin islam, e cila shënon fillimin e zbulimit të Kuranit. Ky muaj vetëshqyrtimi u jep myslamëve rastin të përqendrohen tek besimi i tyre dhe të ushtrojnë urdhrat e Zotit.

Nëpërmjet agjërimit, meditimit dhe akteve të bamirësisë, myslimanët në gjithë botën përtërisin angazhimin e tyre për të bërë një jetë të karakteriazuar nga ndershmëria, integriteti dhe mëshira.

Gjatë gjithë historisë sonë, njerëz të besimeve të ndryshme fetare kanë brumosur karakterin e kombit tonë. Islami është një fe paqesore dhe njerëzit që praktikojnë Islamin, i kanë dhënë kontribut të madh vendit tonë dhe botës.

Si amerikanë, ne vlerësojmë lart lirinë tonë për të adhuruar dhe mbetemi të angazhuar të mirëpresim individë të të gjitha feve. Duke punuar së bashku për të forcuar lirinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, ne po krijojmë një të ardhme më të ndritshme shprese dhe mundësie.

Laura bashkohet me mua në dërgimin e urimeve më të përzemërta. Për shumë vjet e gëzuar Ramazanin. //kk//

XS
SM
MD
LG