Lidhje

Irak: Një helikopter ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Bagdadit - 2003-10-25


Zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe dëshmitarë thonë se një helikopter ushtarak amerikan i tipit Blackhawk, u rrëzua në veri të Bagdadit dhe mori flakë pasi u sulmua.

Një zëdhënës tha të shtunën se 5 ushtarë u plagosën në këtë incident që ndodhi në afërsi të qytetit Tikrit, ku forcat amerikane përballlen me qendresë të fortë nga besnikë të Sadam Huseinit.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zëdhënësi tha se pesë ushtarët e plagosur u evakuuan pa asnjë problem. Dëshmitarë dhe zyrtarë ushtarakë thanë se ka shumë mundësi që helikopteri të jetë goditur nga një granadë e hedhur me raketë.

Sulmi u ndërmor pasi nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, vizitoi qytetin Tikrit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Irak. Ai u takua me anëtarë të Korpusit të ri irakian të Mbrojtjes Cicile.

Ndërkohë, zyrtarë thonë se shefi i policiesë qytetit jugor irakian Amarah, Hamid Hadi al-Abe, u vra të premten nga persona të panjohur. Autoritetet në rajonin që kontrollohet nga forcat britanike thanë të shtunën se zoti al-Abe u vra ndërkohë që po dilte nga xhamia pas faljes së xhumasë.

Autoritetet kanë filluar hetimit për të gjetur personat përgjegjës për sulmin kundër shefit të policisë, i cili gëzonte mbështetjen e koalicionit.

Të shtunën ndodhi edhe një shpërthim tjetër kundër forcave amerikane në Bagdad. Njoftohet se në këtë sulm u plagosën lehtë tre ushtarë dhe trupat amerikane rihapën një urë në rrugën kryesore që çon në Bagdad, e cila ishte dëmtuar rëndë gjatë luftimeve.//kk//

XS
SM
MD
LG