Lidhje

Koreja e Veriut mund të shqyrtojë mundësinë e heqjes dorë nga programi bërthamor - 2003-10-25


Koreja e Jugut mirëpriti gatishmërinë e Koresë së Veriut për të shqyrtuar ofertën e Presidentit Bush për garanci sigurimi në shkëmbim të heqjes dorë nga programi i saj i armëve bërthamore. Një këshilltar i presidentit koreanojugor, Roh Moo-hyun, e cilësoi vendimin e palës veriore si zhvillim pozitiv.

Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë bërë ndonjë koment rreth njoftimit të Ministrisë së Jashtme koreanoveriore se Pheniani do të shqyrtonte mundësinë e pranimit të garancive me shkrim për mossulmim, nëse Shtetet e Bashkuara kanë atë që ajo e cilëson si synim pozitiv të bashkëjetesës me Veriun.

Ky njoftim u transmetua të shtunën nga agjencia koreanoveriore e lajmeve. Pheniani thotë se e përcolli këtë mesazh edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike në Nju Jork.

Ky zhvillim ndodh vetëm pak ditë pasi Presidenti Bush propozoi një garanci me shkrim se Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Koreja e Jugut dhe Japonia nuk do të sulmojnë Korenë e Veriut nëse ajo çmonton programin e saj bërthamor.

Presidenti Bush e bëri këtë propozim në Azi, ku mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve të rajonit Azi Paqesor.

Fillimisht, Koreja e Veriut e hodhi poshtë propozimin, duke e cilësuar atë si qesharak që nuk ia vlente të shqyrtohej dhe nguli këmbë se nuk do të pranonte asgjë më pak se një traktat zyrtar mossulmimi me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Japonia tha po të shtunën se Koreja e Veriut mund të ketë kryer edhe një provë tjetër me raket me rreze të shkurtër veprimi.//kk//

XS
SM
MD
LG