Lidhje

Teherani tërheq deklaratën se ka pezulluar programin e pasurimit të uraniumit - 2003-10-26


Një zyrtar iranian tëhoqi një deklaratë të mëparshme se Teherani kishte pezulluar programin e tij të pasurimit të uraniumit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hamid Riza Asefi, thotë tani se Irani po shqyrton mënyrat sesi të veprojë për të ndalur programin e pasurimit të uraniumit.

Të dielen, zoti Asefi u tha gazetarëve në Teheran se mendonte që progromi i pasurimit të uraniumit ishte pezulluar pas arritjes së një marrëveshjeje me zyrtarë amerikanë ditën e martë. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si karburant në centralet e energjisë bërthamore si edhe për prodhimin e armëve bërthamore.

Të martën, Irani tha se do ta pezullonte programin e pasurimit të uraniumit dhe nënshkroi një protokoll që lejon inspektimin paparlajmërim të objekteve të tij bërthamore nga inspektorë ndërkombëtarë. Ky njoftim u bë pas një takimi në Teheran midis zyrtarëve iranianë dhe ministrave të jashtëm nga Britania, Franca dhe Gjermania, të cilët shprehën shqetësimin se Irani po zhvillon armë bërthamore.

Të enjten, Irani i paraqiti Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike një raport mbi veprimtaritë e tij në fushën bërthamore, disa prej të cilave nuk ishin bërë të njohura më parë. Agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore i kishte dhënë Iranit afat deri më 31 tetor që të provonte se nuk po zhvillon armë bërthamore ose përndryshe do të përballej me mundësinë e sanksioneve ndërkombëtare.//xh//

XS
SM
MD
LG