Lidhje

Dempsi: nënsekretari i mbrotjes nuk ishte objektivi i sulmit në Bagdad - 2003-10-26


Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan në Irak tha se janë dashur të paktën dy muaj për përgatitjen e sulmit të ditës së dile kundër një hoteli në qendër të Bagdadit. Gjenerali Martin Dempsey tha gjithashtu se nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Uollfouitz, nuk ishte objektivi i sulmit të sotëm, i cili shkaktoi vdekjen e një ushtari amerikan dhe plagosjen e 15 personave të tjerë.

Nënsekretari Uollfouitz ishte në hotelin al-Rashid, kur 8 deri në 10 raketa goditën ndërtesën e lartë, duke dëmtuar disa kate. Zoti Uollfouitz shpëtoi pa pësuar gjë. Gjenerali Dempsey tha gjatë një konference me gazetarët se mendon që sulmi u krye për të përkuar me dy ngjarje të djeshme heqja e ndalim qarkullimit në prag të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit dhe hapjen e një ure të rëndësishme në kryeqytet.

Zoti Uolfouitz, i cili shikohet gjerësisht si arkitekti i luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit, u paraqit i tronditur pas sulmit në hotel. Ai iu tha gazetarëve se incidenti i sotëm nuk do të dobësojë vendosmërinë e Shteteteve të Bashkuara për të stabilizuar Irakun dhe për të mbrojtur amerikanët që po ndihnmojnë në procesin e rindërtimit të këtij vendi.

Sulmi i stë dielës është incidenti i dytë brenda dy ditësh që rrezikon jetën e zyrtarit amerikan të mbrojtjes. I pari ndodhi të shtunën, kur persona të panjohur rrëzuan me granada hedhëse një helikopter ushtarak amerikan në afërsi të Tikritit, pak pas zoti Uolfouitz i dha fund një takimi me trupa amerikane në atë zonë.//xh///

XS
SM
MD
LG