Lidhje

Zjarret në Kaliforni shkaktojnë të paktën 14 të vdekur dhe shkatërrojnë  më shumë se 1 mijë shtëpi - 2003-10-28


Zyrtarë në Kaliforni thonë se zjarret në pjesën jugore të shtetit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 njerëzve dhe kanë shkatërruar më shumë se 1 mijë shtëpi.

Ata thanë se zjarret, të cilat filluan javën e kaluar, vazhdojnë të kërcënojnë dhjetra-mijëra shtëpi përreth Los Angelesit. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët, ndërkohë që erëra të forta, temperaturat e larta e moti i thatë vazhdojnë.

Presidenti Bush i ka shpallur zona fatkeqësie katër komuna jugore të Kalifornisë, të cilat i plotësojnë tani kushtet për kompensime nga qeveria federale.

Zyrtarët po kërkojnë për dy persona, të cilët mund të kenë ndezur me dashje njërit prej zjarreve në komunën San Bernardino.

//ze//

XS
SM
MD
LG