Lidhje

Presidenti Bush: ekonomia amerikane po shfaq shenja përparimi - 2003-10-28


Presidenti Bush tha se ekonomia amerikane po shfaq shenja përparimi pas lëkundjes nga efektet e sulmeve terroriste, skandaleve në korporatat dhe probleme të tjera.

Deklaratat e tij pasojnë dy raporte ekonomike dhe disa bashkime kompanish të mëdha që kanë rritur optimizmin në tregun e aksioneve. Një grup i pavarur në New York tha sot se besimi i konsumatorëve është rritur muajin e kaluar.

Sipas grupit, më pak njerëz janë të shqetësuar për vendin e punës dhe më të gatshëm për të blerë të mira materiale.

Besimi i konsumatorëve është një tregues i rëndësishëm pasi kërkesat e tyre ndikojnë mbi gati 70 përqind të veprimtarive ekonomike në Shtetet e Bashkuara.//ii

XS
SM
MD
LG