Lidhje

Presidenti Bush fajëson për dhunën njerëzit e Saddamit dhe terroristët e huaj - 2003-10-28


Presidenti Bush fajësoi për valën e fundit të shpërthimeve vdekjeprurëse në Irak njerëzit e Saddam Husseinit dhe terroristët e huaj.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga ato që ai i quajti sulme të dëshpëruar kundër civilëve nga anëtarë të partisë Baath të Saddam Husseinit dhe nga luftëtarë të huaj.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë nga afër me Sirinë dhe Iranin në përpjekje për të mos lejuar hyrjen në Irak të luftëtarëve të huaj si dhe po shtojnë patrullimet kufitare.

Presidenti tha se bota është më e sigurt pa Saddam Husseinin dhe Talebanin. Por ai shtoi se ”liria ende ka armiq” në Irak dhe në Afganistan.

Konferenca e shtypit mbahet pas një sërë shpërthimesh në Irak.

Presidenti Bush tha se nuk habitet nga vazhdimi i dhunës në Irak, 6 muaj pas deklaratës së tij se operacionet në shkallë të gjerë atje kishin marrë fund.

Zoti Bush, i cili vitin e ardhshëm do të konkurrojë për t’u rizgjedhur, po përballet me një rënie të popullaritetit të tij në kushtet kur në Irak vazhdojnë aktet e dhunës.//ii

XS
SM
MD
LG