Lidhje

Anketë e re e opinionit: më shumë amerikanë nuk e mbështesin mënyrën e administrimit të gjendjes në Irak - 2003-10-28


Një anketë e re e opinionit publik tregon se një numër amerikanësh në rritje nuk e mbështesin mënyrën se si Shtetet e Bashkuara po e administrojnë gjendjen në Irak.

Anketa e organizuar nga gazeta USA Today, rrjeti televiziv CNN dhe organizata Gallup, e cila u njoftua dje, tregon se 50 përqind e të anketuarave nuk e mbështesin mënyrën se si administrata e presidentit Bush po e trajton gjendjen. 47 përqind e të anketuarve thanë se e mbështesin administratën.

18 përqind e amerikanëve të anketuar në muajin prill thanë se nuk mbështesin politikat e Washingtonit ndaj Irakut.

57 përqind e pjesëmarrësve në anketën më të fundit thanë se mbështesin një tërheqje të pjesëshme ose të plotë të trupave amerikane nga Iraku, ndërkohë që 41 përqind thanë se duan që niveli i tanishëm i trupave të qëndrojë i njëjtë ose të rritet.

Gjithashtu mbështetja e përgjithshme për presidentin është 53 përqind, në krahasim me 56 përqind që ishte në fillim të këtij muaji.

//ze//

XS
SM
MD
LG