Lidhje

SHBA i kërkojnë Kinës të shpejtojë reformat dhe të shtojë importet - 2003-10-28


Sekretari amerikan i Tregtisë, Don Evans i bëri thirrje Kinës të ndërmarrë hapa më të shpejtë për zbatimin e reformave ekonomike dhe për krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregtinë me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur sot në Pekin, zoti Evans tha se Kina nuk i ka përmbushur angazhimet e bëra kur hyri në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001.

Ai u kërkoi zyrtarëve kinezë që të veprojnë më me shpejtësi duke hapur tregjet dhe hequr pengesat tregtare. Por një zëdhënëse e ministrisë së jashtëme kineze mohoi se Kina është treguar e ngadaltë në zbatimin e detyrimeve të saj në kuadrin e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ajo tha se tregjet e vendit janë të hapur dhe se Pekini është i gatshëm të shtojë importet nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Evans ndodhet në Pekin për të diskutuar mbi praktikat tregtare të Kinës dhe mbi rritjen e deficitit të Shteteve të Bashkuara në tregtinë me Kinën.//ii

XS
SM
MD
LG