Lidhje

Izraeli kërcënon me kundërpërgjigje të ashpër ndaj gueriljeve Hezbollah të Libanit - 2003-10-28


Izraeli kërcënoi se do t’u kundërpërgjigjet ashpër gueriljeve Hezbollah të Libanit, nëse ata vazhdojnë sulmet me artileri nga përtej kufirit kundër pozicioneve izraelite në një zonë të diskueshme kufitare.

Kërcënimin e bëri sot një komandant ushtarak izraelit, vetëm pak orë pas një sulmi me raketa dhe artileri që gueriljet Hezbollah ndërmorën ndaj pozicioneve të Izraelit në zonën Shebaa, përgjatë kufirit të Libanit me Lartësitë e pushtuara Golan.

Njoftima për viktima nuk ka.

Izraeli iu kundërpërgjigj sulmit duke bombarduar periferitë e disa fshatrave libaneze.//ii

XS
SM
MD
LG