Lidhje

Shpërthim tjetër në Bagdad - 2003-10-30


Zyrtarë të policisë irakiane thonë se një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga një shpërthim dhe zjarri që ndodhën të enjten në qendër të Bagdadit.

Një zëdhënës ushtarak amerikan në kryeqytetin irakian tha sot se hetuesit po shqyrtojnë mundësinë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombol gazi që shpërtheu brenda një ndërtese.

Zjarri i shaktuar nga shpërthimi ka përfshirë të paktën dy ndërtesa në qendër të Bagdadit. Ushtarë amerikanë dhe policë irakianë kanë bllokuar zonën në afërsi të Rrugës al-Rashid të Bagdadit, ndërkohë që zjarrfikësit luftojnë kundër zjarrit.

Në një incident tjetër, një bombë shpërtheu sot pranë një makine ushtarake amerikane në Bagdad, por deri tani nuk ka hollësi për dëme apo viktima të mundshme.

Po të enjten, Kombet e Bashkuara njoftuan se po tërheqin përkohësisht personelin e saj të huaj nga Bagdadi për shkak të shpërthimeve të kohëve tundit, përfshirë atë të ditës së hënë kundër zyrave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Një zëdhënëse e OKB-së në Gjenevë tha se personeli ndërkombëtar do të largohet nga Bagdadi për këshillime mbi sigurinë dhe operacionet e mëtejshme në Irak. Ajo theksoi se ky vendim nuk ndikon personelin e OKB-së që punon në Irakun verior. //kk//

XS
SM
MD
LG